Pas sulmit që sot u shkaktua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kur deputetët e shumicës parlamentare e realizuan detyrimin e tyre ligjor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Lëvizja BESA i dënon këto incidente dhe konstaton se me atë që Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë i lejoi që huliganët e VMRO-DPMNE-së ta sulmojnë institucionin më të lartë ligjëdhënës në vend flet se Maqedonia tashmë nuk i ngjan një shteti demokratik dhe aty askush nuk është i sigurt për jetën e tij. “Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve të rendit që të jenë në mbrojtje të institucioneve dhe të sigurisë së qytetarëve. Lëvizja BESA e dënon dhunën dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, e veçmas shqiptarëve, që të jenë të kujdesshëm, të mos dalin në nëpër sheshe dhe rrugë frekuentuese të Shkupit dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme që bëhen nga skenarë tashmë të njohur. Duke besuar se dhuna nuk është mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të jenë të arsyeshme, sepse një gabim sot mund të kushtojë shumë nesër”, kanë thënë nga Lëvizja BESA.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo për shpenzime operative
- Shkurte Fejza reagon ashpër ndaj reklamës së krijuar me AI: Një thirrje për drejtësi!
- “Shkoj në Kosovë për hir të nënës” – hoxha zbulon fjalët rrëqethëse të Ilaz Brahimit para vrasjes tragjike
- Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me kapacitet institucional më të ulët se Kosova dhe Shqipëria
- Baush: Ulja e TVSH-së për derivatet e naftës është hap pozitiv
- DAP fillon me kontrolle në pompat e benzinës për respektimin e uljes së TVSH-së
- Berisha: Për Edi Ramën nuk do ketë më vrimë miu ku do futet
- Logos-A botoi librin “Në kërkim të thelbit” të mendimtarit turk, Ibrahim Kallën

