Për festat e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve, Berova do të jetë e të mbushur me turistë. Të gjitha objektet e akomodimit janë rezervuar një muaj më parë, dhe për fundjavën e Vitit të Ri, më të shumtë janë mysafirët nga Bullgaria fqinje.
” Kapaciteti i përgjithshëm është rezervuar dhe po përfundojmë përgatitjet. Edhe këtë vit për të thënë se 80% e mysafirëve janë nga Bullgaria. Ne kemi mysafirë nga Maqedonia, por më të shumtë janë nga nga Bullgaria. Përgatitjet janë afër përfundimit, tashmë mysafirët e parë kanë ardhur, dhe në si nikoqir përpiqemi maksimalisht t’i presim mysafirtët tanë sa më mirë”- tha Irena Kolovska nga hoteli “Manastir” nga Berova.
Në shtëpitë e fundjavës private në Liqenin e Berovës për Vitin e Ri dhe festat e Krishtlindjeve, kapacitetet janë përmbushur.
“Të gjitha vilat janë plot, dhe ne kemi mysafirë nga Shkupi, Shtipi, tradicionalisht nga Kumanova, por edhe nga Bullgaria fqinje. Vila jonë është rezervuar që në vjeshtë, shkruan MIA.
Jam i kënaqur që të ftuarit gjithmonë na vijnë tradicionalisht, kështu që ata e pëlqejnë mikpritjen tonë dhe natyrën e bukur të Maleshevës, ujërat e pastra, specialitetet tona, thotë Zoran Ajtovski, pronar i vilës “Lina”.
Për turistët dhe mikpritësit, Bashkia e Berovës organizon një festë në sheshin e qytetit me një grup lokal si dhe pije të nxehta për prag të Vitit të Ri. Në Dellçevë, si pikë kufitare dhe për festën e këtij viti në vitin 2018, vizitoret më të shumëtë janë nga Bullgaria fqinje. Akomodimi i rezervuar dhe objektet hoteliere plotësohen deri në 90% me mysafirët nga Bullgaria fqinje, më të shumtat janë nga rrethi i Blagoevgradit.