Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në Maqedoni është matur në Berovë, ku janë shënuar katër gradë nën zeron. Temperaturë nën zero ka pasur edhe në Strumicë minus dy, dhe Demir Kapi, Shkup-Petrovec dhe Manastir me minus një. Në qytetet e tjera temperatura e mëngjesit ka lëvizur nga zero në Vinicë, Tetovë dhe Gjevgjeli, një në Shkup, Kriva Pallankë, Shtip, Llazaropole, Kumanovë dhe Prilep, dy në Dibër, tre në Ohër, katër në Pretor dhe Mavrovë, pesë në Pozharan, gjashtë në Gjurishte, Krushevë deri në shtatë gradë Celsius në Topollçan.
Gjatë natës moti ishte me vranësira mesatare, ndërsa në mëngjes vranësirat janë rritur dhe moti është me vranësira mesatare të konsiderueshme. Në disa nga vendet më të larta po fryn erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe verior.