Gjatë një fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë, kreu i PD, Sali Berisha dënoi ashpër sulmin ndaj televizionit News24 dhe mediave të Focus Group.
Kryedemokrati tha se në Shqipëri nuk ka më media të lira dhe çdo zë kritik ndëshkohet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama
Sipas tij, kompjuterët e gazetarëve u morën me një justifikim absurd. “Ata TV që thonë të vërtetën, iu vihen çelësat”, u shpreh Berisha, duke sthuar se Rama tha se kompjuterat e gazetarëve janë marrë pasi në ambientet e mediave do të ndërtohen dronë.
Kreu i PD Sali Berisha: Sot në vend nuk ka media të lira, janë të gjitha nën kontrollin e qeverisë. Nga 10 televizione kombëtare, vetëm njëri është në krahun e opozitës. Çdokush që guxon për t’ia thënë publikut të vërtetat, ka pasoja.Narko-diktatorin e Tiranës e shqetëson më shumë e vërteta. Ai është i padinjitet. Ata TV që thonë të vërtetën, atyre iu vë çelësat, siç bëri me News24, kur tha se kompjuterat e gazetarëve janë marrë se aty do ndërtohen drone.