Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në Kuvend me akuza të ashpra kundër qeverisë edhe kryeministrit Edi Rama, e në veçanti ndaj vëllait të tij, Olsi Rama. Berisha e akuzoi këtë të fundit për trafik droge
“Unë akuzoj si kreun e banditokracisë, kryebanditin Edi Rama që s’ka guxim të paraqitet më në këtë sallë, që ikën e ja mbath se këtu është gracka ku shpirti i tij kapet për fyti dhe i përplaset surratit të gjitha ato që bën. Edi Rama ka një vëlla, vëllai i tij quhet Olsi Rama, qytetar shqiptar dhe amerikan. Kur denoncova në këtë parlament se u kthye për afera dhe trafiqe, absolutisht asnjë prej jush nuk ma merr mendja se e besoj. Por e vërteta është që unë informacionin e kisha nga një anëtar i penduar i grupit të tij që është në Boston dhe në Shqipëri.
Vijmë tek Olsi Rama. Këtu kam me data, me fotografi, me çdo gjë, daljet jashtë vendit të Olsi Ramës, por me çfarë thoni ju, me makinën e kreut të grupit të kokainës. Me të njëjtën targë, me të njëjtën prodhim, së bashku me një ndrikull që punon dikur në FSHF, një Jona, Jona.
A mund të pyesim pak qytetarët shqiptarë, kjo makinë është gjetur nga prokuroria e shtetit si një makinë e përshtatur me vende të fshehura për transportin e kokainës. Kjo fuoristradë është gjetur për transportin e kokainës.
Kush të dojë ka këtu të gjitha hyrjet dhe daljet e vëllait të kryeministrit Olsi Rama, ndrikullës Dervishi dhe makinën së drogës, Genti Gjonaj. Ka një komunikim konstant me këtë bandë nga vetë kryeministri. Kreu i qeverisë është kreu i banditokracisë”, akuzoi Berisha.
2 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)