Kandidati për qytetin e Shkupit nga radhët e PLD-RDM, Arben Beni Shaqiri ka akuzuar të parin e Shkupit, Petre Shilegov se nuk e din asnjë fjali shqip dhe se katër vitet e fundit asnjëherë nuk ka qenë në Çair.
“Unë jam këtu që qytetarët të kenë zgjedhje. Në rast se duan të votojnë për Benin ok. Nëse duan ta kenë Shilegovin edhe katërt vjet i cili dy ditë nuk doli prej Çairit. Besoj se asnjë fjali nuk e din shqip që është tepër ofenduese. Të paktën t’i përshëndet njerëzit. Edhe garantoj se 4 vitet e fundit, ndoshta asnjëherë nuk ka qenë në Çair. Nuk ka pse të shkon. Ndërsa unë jam konstant në Shkup, në të gjitha lagjet e Shkupit”, tha mes tjerash Beni Shaqiri. /SHENJA/