23 Dhjetor 2018 / 15:57
Edhe pse gurthemeli në pikën kufitare Bellanoc- Stançiq është hedhur që në muajin qershor dhe është premtuar që së shpejti kjo pikë kufitare do të hyn në funksion, punimet në terren ende nuk kanë përfunduar. Ekipi i televizionit Alsat tentoi të shkoj ti shoh punimet nga afër por për shkak të gjendjes së rrugës së pa pastruar dhe të bllokuar nga bora nuk mundëm të mbërrijmë atje.”
Në bazë të projektit deri në fund të këtij viti, kjo pikë kufitare duhet të vihej në funksion për kalimtarët, por nga ajo që shihet në terren kjo me gjasë nuk do të ndodhë edhe këtë vit. Zv/kryeministri Bujar Osmani në një përgjigje me shkrim lidhur me këtë vendkalim kufitar thotë se punimet mund të ndërpriten përkohësisht për shkak të kushteve klimatike por kjo sipas tij nuk do ta pengoj procesin e punimeve duke u shprehur i bindur se faza e parë e projektit do të përfundojnë deri në gjysmën e vitit 2019.
Kohëzgjatja e realizimit të projektit është një vit dhe kompania ndërtuese ka nënshkruar kontratën në gjysmë të vitit 2018, që do të thotë se afati për të përfunduar kalimin kufitar është deri në gjysmë të vitit 2019. Punimet në kalimin kufitar po zhvillohen me një dinamikë intensive. Janë vendosur themelet dhe ndërtesa është ngritur deri në katin e dytë. Gjatë ndërtimit është ardhur në përfundim se rrëshqitja e tokës mund të rrezikoj objektin dhe për këtë arsye është bërë ulje e pjerrtësisë së malit buzë ndërtesës, për çka ka qenë e nevojshme të bëhen angazhime shtesë siç është transporti i dheut dhe gurëve.” – tha Bujar Osmani- zëvendës kryeministër
Por, kreu i Komunës së Likovës Erkan Arifi thotë se kjo pikë kufitare është dashur të përfundoj në fund të këtij muaji.
Janë duke vazhduar punimet atje, ka filluar këtë vit ndërsa punimet kanë ngecur diku rreth 2 muaj e gjysmë për arsye të punëve të paplanifikuara në bazë të dhënave që jep punëmarrësi dhe mbikëqyrësi. 04:22- 34 Në bazë të informatave që i kemi si komunë kjo pikë kufitare është dashur të përfundoj tani dhe me 1 janar pra simbolikën ta ketë që nga viti i ri të jetë e qarkullueshme. – theksoi Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës
Kjo pikë kufitare është premtuar që nga viti 2011 dhe konsiderohet si shumë me rëndësi për banorët në të dyja anët e kufirit.
Elmedina Aliji
Loading…


