Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook, ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj flet për atë që e cilëson si aferat korruptive të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Aktualisht Belinda Balluku rezulton person nën hetim nga SPAK. Gazetarja Klodiana Lala, raportoi dy ditë më parë se Prokuroria e Posaçme regjistroi emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera.
Në videon e publikuar nga Berisha, Ahmetaj shprehet se, sipas përllogaritjeve të tij dhe referencave nga bizneset, dëmi ekonomik që Balluku i ka shkaktuar buxhetit të shtetit është dyfish më i madh se ai i tërmetit të vitit 2019.
“Shifra përfshin vetëm dëmin personal të saj, pa llogaritur ndikimin e institucioneve dhe individëve të tjerë të përfshirë,” – theksoi Ahmetaj.
Ish-zëvendëskryeministri akuzoi gjithashtu qeverinë për mungesë transparence dhe analiza të pavarura nga ekspertë dhe gazetarë investigativë, duke sjellë si shembull rritjen e kostove në projektet infrastrukturore, si Unaza e Tiranës dhe Tuneli i Llogarasë.
Sipas tij, vetëm ndërtimi i Tunelit të Llogarasë ka konsumuar fonde të barabarta me dy inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, si dhe 15 shkolla të mëdha, duke e cilësuar Ballukun si “plaçkitësen më të madhe të buxhetit të shtetit”.
Ahmetaj akuzoi gjithashtu Ballukun për emërime të qëllimshme në qeveri, të cilat – sipas tij – kishin për qëllim “plotësimin e zinxhirit të plaçkitjes”. Ai përmendi edhe Pirro Vëngun, duke deklaruar se “ky merret me pronat e ushtrisë dhe vepron me zell për t’i dorëzuar ato”.
Ja çfarë deklaronte Ahmetaj në ÇIM PEKA LIVE për tunelin e Llogarasë:
Peka: Të ikim ne nga batutat.
Ahmetaj: E dyta, tuneli i Llogarasë ëshë një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk i cili sipas…
Peka: Kush i bëri bisedimet në Ankara…
Ahmetaj: Të gjithë i ke me fotografi. Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben
Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit e tij. Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka.
Peka: Pra ju dha dikujt me 50 mln euro më shumë kosto?
Ahmetaj: Po. Dhe punën e bëri i njëjti gjë që e anuluan. Se ai është i specializuar për tunelet.
Peka: Dhe marrëveshja është bërë në Ankara.
Ahmetaj: Po patjetër, le të thonë sa të duan, jo takime zyrtare. Duan ta vazhdojnë bisedën le ta vazhdojnë. Ky Altin Dumani, heroi i fëmijëve të mi, pse nuk merret me gjakderdhjen …
Peka: Ministrja përgjegjëse për këtë tender, Belinda Balluku? Ishte Belinda Balluku në Turqi kur u bë ky takim.
Ahmetaj: Merrni dhe investigojeni ti dhe Altini. Ti si gazetar e Altini si prokuror. Jooo do futeshin tek unë, ta çojmë në të s’ëmës këtë, se kështu na ka thënë ky burri i madh i shtetit.
Peka: Vazhdojmë…
Ahmetaj: E dini sa paga ka paguar turku? 2 mln euro paga. Bechtel paguante 50 mln. Imagjino edhe menaxhimin e ka bërë Gjoka, këta kanë marrë para ekstra pa bërë gjë. Le ta investigojnë, nuk kanë këllçe ta investigojnë se i del ai që i del, siç i thotë njerëzve; o Zot kudo që ne hapim një dosje, na del ai, për kryeministrin. Dhe nuk ka këllçe ta vazhdojë. E ka thënë, ja them unë Edi Ramës, kështu e ka thënë. Që sa herë hap një dosje i del ti, sipas atij. Ti që ke thënë që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tek tenderat, që Infrastruktura ka bërë gati 10 miliardë tendera, bashkia 6, shëndetësia 3 miliardë euro tendera dhe Ben Ahmetaj zero. Dhe ky urdhëroka arrestim për mua. Dhe fillojnë njerëzit, që o vëlla po, patjetër që është politike, por kështu janë këta. Ou. Dmth Shqipëria është vari leshtë për këta. E drejta është vari leshtë për këta. Reforma në drejtësi është vari leshtë për këta, sepse këtu kemi Kim Jongun që komandon me batuta të gjithë nëntokën dhe mbi tryezë dhe u dashka që të bëjnë një ish/zv-kryeministër kokë turku që ta përdorim dhe si statistikë se na duhet suksesi. Ja ku e ka faktin, meqë deshët fakt.
Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi.
Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar zonjës Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në fletëthirrje zonjës Balluku i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.
SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.
Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste.
Belinda Balluku e ushtron detyrën e Zv.Kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate.
LEXO EDHE:
SPAK regjistron Belinda Ballukun si person nën hetim, i kërkon të paraqitet me një avokat


