Ish drejtori ekonomik i Klinikës për Gjinëkologji, Valon Bela që u shkarkua ditë më parë nga detyra, ka dorëzuar sot në Prokurori katër kallëzime penale lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e drejtoreshës mjeksore të këtij institucioni.
“Shpresoj se prokuroria të merret seriozisht me këto çështje sepse përmbajnë shkelje të ligjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për autorizime të paligjshme, ku mua si drejtor ekonomik më është pamundësuar shkarkimi i sektorëve dhe reparteve nga ana e drejtoreshës mjeksore Viktoria Jovanovska, sepse atje çdo dokumentë duhet të përmbajë dy nënshkrime”, tha për mediat Valon Bela, pasi doli nga Prokuroria.
Ai u shpreh i bindur se Klinika është e përfshirë në krime.
Unë kërkoj nga çdo institucion të hetojë dhe ju njoftoj se të gjitha dokuemntet e mia do t’u dorëzohen edhe ambasadave të huaja.


