Ka interesim të madh te qytetarët për shfrytëzimin e masës për mbështetje financiare për mbulimin e një pjese të faturave për energji elektrike për amvisëritë me të ardhura të ulëta. Numri i kërkesave të ardhura në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë është 6.500 kërkesa, dhe sipas mjeteve të parapara buxhetore për këtë qëllim, të cilat arrijnë në 60.000.000 denarë, me mbështetje financiare mund të sigurohen rreth 7.000 amvisëri, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai tha se pret që sot dhe nesër në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë të mbërrijnë edhe 100 deri në 200 kërkesa nga aplikantët të cilët nga dita e djeshme i kanë dërguar aplikimet me postë. Me çka dua të konstatoj se kemi një zbatim të suksesshëm të kësaj mase.
“Për realizimin e aktiviteteve për realizimin e mbështetjes financiare për personat me të ardhura të ulëta, janë formuar pesë komisione që janë duke punuar në mënyrë aktive dhe deri në fund të shkurtit do të përgatitet lista përfundimtare e aplikantëve që do të përfitojnë mbështetje financiare”, tha Bekteshi.
Ai theksoi se mbështetje financiare do të marrin persona me të ardhura më të ulëta në amvisëri në vitin 2021, në kategorinë adekuate, që ishte në përputhje me Thirrjen publike.
“Kategoritë më të rrezikuara do të marrin mbështetje financiare duke zbatuar parimin e të ardhurave më të ulëta të familjeve në vitin 2021, në kategorinë përkatëse. Në rast se disa aplikantë kanë të njëjtën sasi të ardhurash mujore në familje, ato do të renditen sipas numrit të arkivit, duke u rritur. Pas përgatitjes së listave përfundimtare, Ministria e Ekonomisë do t’i dorëzojë ato tek furnizuesi universal i energjisë elektrike, EVN HOME, për të konfirmuar të dhënat e futura për numrin e përdoruesve dhe numrin e vendeve të konsumit dhe pas marrjes së përgjigjes nga Ministria e Ekonomia do të përgatitë vendime për marrjen e mbështetjes financiare, potencoi ministri dhe shtoi se mjetet për mbështetjen financiare për muajt janar, shkurt dhe mars 2020 do të llogariten në faturat për energjinë e konsumuar që u dërgohen konsumatorëve në mars 2022, ku nëse sasia e energjisë elektrike të konsumuar është më e vogël se totali i subvencionimit për këto tre muaj, përdoruesit do të abonohen” tha Bekteshi.
Ai theksoi se me këtë Qeveria tregon se kujdeset për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve. Komisionet, deri në fund të shkurtit, do t’i shqyrtojnë të gjitha kërkesat e dorëzuara nga qytetarët.
Siç informoi ministri në pajtim me këtë masë është paraparë që nga fatura e energjisë elektrike e amvisërive me të ardhura të ulëta të mbulohen nga 600 deri në 800 denarë.
Për mundësinë që të shtyhet pagesa e faturave për rrymë, ministri tha se ato marrëveshje janë bilaterale të cilat i bëjnë konsumatorët me EVN ose me tregtarë të tjerë me energji elektrike.
“Më e rëndësishme është që ne të bëjmë përpjekje të mëdha për faturat veçanërisht për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël të mos jenë më të mëdha se 9,5 për qind dhe gjithsesi realizojmë masa të tilla përmes MPPS dhe përmes Ministrisë së Ekonomisë që t’iu lehtësojmë atyre qytetarëve të cilët kanë të ardhura të ulëta derisa zgjat gjendja e krizës”, tha Bekteshi, i cili potencoi se edhe pse gjendja e krizës me vendim të Kuvendit do të zgjasë deri në qershor, Qeveria ka planifikuar mjete për gjithë vitin, me të cilat do të ndihmohen rreth 55 mijë amvisëri me të ardhura të ulëta.
Ai theksoi se Qeveria injektoi gjashtë milionë në EMV që të menaxhojë me rrjetin distributiv, me furnizimin dhe prodhimtarisë së energjisë së ngrohjes dhe nuk ka kërkesë plotësuese nga ana e EMV.
Ministri, duke iu referuar informacioneve të cilat i merr Qeveria nga EMV, tha se shumë pak importohet energjia elektrike dhe i mohoi deklaratat se shteti i mohoi deklaratat se importon rrymë nga Serbia.
Ai informoi se çmimi i TE-TO për janar ishte 170 euro, për shkurt do të jetë 190 euro.
“Lehtë mund të bëhet kalkulim se ne për momentin kursejmë mbi 50 euro për megavat prej kur i kemi vendosur kapacitetet private në funksion tonin”, tha Bekteshi.
Ministri i Ekonomisë njoftoi se tashmë janë miratuar edhe 50 milionë euro shtesë nga Qeveria e EMV të mund të prodhojë sasi më të mëdha të energjisë elektrike.
I pyetur për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve, ministri theksoi se shqyrtohet mundësia që masa për ngritjen e çmimeve për produktet themelore që të propozohet dhe nuk ka goditje të çmimeve në pjesën e produkteve ushqimore.
“Një nga opsionet është që të vendosen marzha në pjesën e importit të produkteve ushqimore dhe në pjesën e tregtisë me pakicë dhe me shumicë që të mos ketë vetëm ngritje”, tha Bekteshi.