Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë konferencës së sotme për shtyp njoftoi se nga fillimi i kësaj jave Ministria e ekonomisë ka filluar me publikimin e thirrjeve publike që janë parashikuar në programet vjetore të Ministrisë së ekonomisë.
Deri tani janë shpallur njoftime për mbështetje për zejtarinë dhe turizmin ndërsa thirrja publike për subvencione për stufat me pelet do të shpallet nesër.



