Bektashinjtë e Maqedonisë pas disa viteve kërkesa më në fund regjistrohen si komunitet fetar i veçantë në Maqedoni ndërsa në aspektin jurudik ata tani do të jenë të barabartë me BFI-në.
Në Faqen e Komisionit shtetëror për marrëdhënie mes bashkësive dhe grupeve fetare në Maqedoni tani më është futur edhe Komuniteti Bektashinj në Maqedoni ndërsa si person i autorizuar është nënshkruar Ismet Kilosi nga fshati Cërvic i Kërçovës.
Pëndryshe ne krye të Komunitetit Bektashinj në Maqedoni është emëruar Baba Ejup Rakipi ( foto lart ).
Vlen të përmendim se komuniteti bektashi në Maqedoni ka qenë i regjistruar deri në vitin 2007 pas disa ndryshimeve të ligjit për Komunitetet fetare, Komuniteti Bektashian padrejtësisht e ç’regjistruan dhe prej atëhere e humbi të drejtën si Komunitet në Republikën e Maqedonisë dhe tani pas 10 viteve bektashinjt i fituan të drejtat./Shqipmedia