Bekim Tateshi i ftuar në emisonin #Click Plus lidhur me shëndetësinë dhe problemet ai vlersëson se reforma duhej të fillonte nga më kryesoret, në qendër të reformës të jetë puna në spitalet, përmirësimi i kushteve spitalore dhe gjithë infrastrukturës shëndetësore është jo pa rëndësi. Suksesi i reformës varet nga njerëzit që do ta zbatojnë. Ata duhet të edukohen ndryshe, në përshtatje me reformën shëndetësore që do të kryhet. Gara në shëndetësi është e domosdoshme. Puna në spital duhet të përqendrohet në shumë çështje: mësimi dhe inovacionet, pritja dhe akcesi. Këto janë detyra të çddo spitali.
Tateshi shton se me kushtet që përballen mjekët tonë në Maqedoni janë heronjë të fshehur:
” Mjekët që punojnë në Maqedoni me kushtet që i kanë dhe rezultate që japin unë mendoj se janë më të mirët apo thënëmë drejt janë heronjë të vërtet”, thot Tateshi në #Click Plus./Almakos

