Me rastin e 1 Qershorit- Ditës ndërkombëtare të Fëmijëve, ministri Bekim Sali ka vizituar fëmijët e Repartit të sapohapur të Onkologjisë në Klinikën e Sëmundjeve për Fëmijë.
“Sot u shoqëruam me fëmijët e Repartit të sapohapur të Onkologjisë në Klinikën e Sëmundjeve për Fëmijë. Ata janë heronjtë tanë të mëdhenj, të cilët gjithmonë meritojnë më shumë.
Me rastin e 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u dhurova dhurata simbolike dhe u dëshirova shërim sa më të shpejtë dhe fëmijëri pa brenga”, deklaroi me këtë rast ministri Sali.
Vizitën në Repartin e Onkologjisë të Fëmijëve Sali e realizoi së bashku me drejtoreshën, Aspazija Sofijanova, dhe Ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush, si dhe me përfaqësues të kompanive “Alkaloid” dhe “Makstil”.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Mexhiti: Situata në Trubarevë është nën kontroll, inspektorët e mjedisit jetësor janë në terren
- Sekreti i ngjyrës së verdhë në Kinën Perandorake: Pse ishte e ndaluar?
- EMRAT/ Operacioni kundër firmave piramidale, 6 në pranga dhe dy në kërkim! Policia e Fierit jep detaje si funksiononte skema: Fitonin vetëm ata që ishin në krye të piramidës
- Rekordi i ri botëror: Doneri 25 metra në Ontario që trondit botën e ushqimit
- Policia operacion në Fier kundër firmave piramidale online, raportohet për 6 persona të arrestuar
- Tensionet në Detin Barents: Rusia intensifikon stërvitjet ushtarake pranë NATO-s
- Sekreti i Nazit: Pse engjëjt e ndaluan të fliste në emision?
- Priten reshje të dobëta shiu në zonat malore, ja parashikimi i motit për sot