Me akademinë solemne, të organizuar nga Shoqata Nacionale e Infermiereve, Teknikëve dhe Akushereve, bashkërisht u shënua Dita Ndërkombëtare e Infermiereve, si dhe Javën e Infermierisë.
Roli i infermiereve në përballjen me pandeminë, si dhe kthimi gradual në mënyrën e vjetër të funksionimit, kanë rëndësi jetike për sistemin shëndetësor, tha me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Sipas tij, kjo e thekson rëndësinë e punës së kryer çdo ditë nga infermieret, teknikët dhe akusheret.
“Për këtë qëllim në vazhdimësi realizohen aktivitete për përmirësimin e kushteve të punës së infermiereve dhe të gjithë personelit shëndetësor. Intenca është që ky trend të vazhdojë”, premtoi ministri Sali në fjalimin e mbajtur me këtë rast.
Ai vleresoi se me këtë qasje, bashkërisht mund të kontribuohet në përparimin e statusit të infermiereve në shoqëri, me çka në mënyrë proporcionale do të kemi pacientë më të kënaqur.
Data 09.07.2025
Aktuale
- Për shkak zjarrit në Orman, bllokohet autostrada Shkup- Tetovë
- Taravari paralajmëron platformë gjithëpërfshirëse për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
- (VIDEO) PE-ja zhgënjen Maqedoninë e Veriut, heq “gjuhën dhe identitetin” maqedonas
- U përpoq të korruptonte policët me 50 euro, procedohet 38-vjeçari nga Tirana
- (VIDEO) Zjarr në një deponi në Vizbeg, tymi i zi mbuloi Shkupin
- SHGM: Dënim të ashpër për sulmin ndaj ekipit gazetaresk të ALSAT-M në Vizbeg
- (VIDEO) Tribunë shkencore për 30 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
- (VIDEO) Gjenocidi i Srebrenicës, përkujtohet në Kuvendin e RMV-së!