Ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, me rastin e 20 gushtit ditës së votimeve në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Tetovë, ka apeluar që të zgjedhin më të mirën për Tetovën.
“ Sot është dita kur tetovarët vendosin për asamblenë, e cila në vitet e ardhshme duhet të menaxhojë me resurset e Komunës së Tetovës. Prandaj kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për tetovarët dhe unë uroj që ata ta bëjnë përzgjedhjen më të mirë për qytetin e tyre.
Në të vërtetë, Tetova ka qenë edhe në fokusin tim dhe ne gjatë gjithë kohës jemi munduar që gjithçka që mund të bëjmë për shëndetësinë e kësaj ane, të mos kursehemi. Ky përkushtim do të vazhdojë dhe unë jam i bindur se për një kohë të shkurtër në Tetovë do të mund të përurojmë gjëra edhe më të mëdha seç kemi bërë deri tani.
Prandaj, unë i ftoj të gjithë qytetarët e Tetovës që me vullnetin e tyre të lirë ta shprehin qëndrimin e tyre me votë, duke i mundësuar qytetit të tyre një perspektivë të re zhvillimore.
Sidoqoftë, është mirë që Tetova ka alternativë për një të ardhme të ndritur.”, shkroi Bekim Sali.