“Fati i PSP lidhet me dy skenare te mundshme. E para, të “shukatet” muabeti per PSP që nënkupton marrëveshje mes kriminelve, mbyllje te lëndeve që ndryshe mund te interpretohet edhe si grushtshtet. Ndërsa e dyta, ringjallje e këtij institucioni duke proceduar urgjentisht lëndët e kriminelve te politikës”, shkruan sekretari organizativ i “Alternativa”, Bekim Sali.
Më tutje Sali vlerëson se: “Temë qendrore e dështimit të PSP është MOSPROCEDIMI I LËNDËVE TË PSP-së. Çdo kriminel duhet të japë llogari për krimet e bëra. Ajo që e dëgjojmë nëpër media janë vetëm arsye se pse kriminelët nuk qenkan në burg. Dje dhe sot mediat e zbardhën një pjesë të njerëzve të involvuar dhe mënyrën e ndërsjellë të “punës së tyre” me kriminelët. Nesër mund të zbulohen edhe të tjerë. Por, drejtësia do ta gjejë vendin vetëm atëherë kur kriminelët nga kolltuku do të dërgohen në burg”.