Bekim Sali tha se duke parë kushtet në të cilët jetojnë banorët e Çairit, është më se e nevojshme që Çairit i duhet një ekip i ri i cili do të merr në dorë menaxhimin me komunën dhe që do të realizojë projektet konkrete dhe jo sikurse tani që ka pasur vetëm premtime boshe.
Sali tha se mandatin e parë Visar Ganiu e ka fituar falë dyshes Shilegov-Zaev dhe jo nga vet partia e Ganiu.
Bekim Sali tha se ekipi i Visar Ganiut ka dështuar të realizojë premtimet duke pasur edhe përkrahjen e pushtetit qendror dhe të Qytetit të Shkupit.
“Nëse kanë dështuar me gjithë këtë potencial mund ta paramendoni se si mund të gjinden në një mandat të ardhshëm nëse nuk e kanë trajtimin e vëllaut të madh sikurse e kanë pasur deri tani”, tha Bekim Sali.
Bekim Sali për Visar Ganiun tha se i vije keq që është bërë maskë i një grupacioni i cili ka keqpërdorë 82 mijë banorë, është më keq se sa të jesh i keq.