Kryetari i degës Çair – Lëvizja BESA ka kritikuar ashpër BDI për mosvotimin e amandamentit të Lëvizjes BESA për ndriçimin në Çarshinë e vjetër në Çair:
“Terrin kombëtar, politik dhe mendor po e dëshmoni sot e më tepër se një dekadë. Dhe kjo mua nuk më çudit. Ajo që mund të konstatohet nga BDI nga koalicionimi i deritanishëm dhe aktiviteti shifet qartë se iniciativat e xha Brankos i paraprijnë kërkesave të Shqiptareve“, ka shkruar në rrjetin social facebook Bekim Sali.