Kandidati për komunën e Çairit, Bekim Sali gjatë ditës së sotme ka vizituar lagjen e Gazi Babës, ndërsa së bashku me aktivistët ka pastruar edhe oborrin e shkollës fillore “Liria”.
“Rinia gjithnjë ka të drejtë. Sot e kaluam një ditë super të bukur me banorët e Gazi Babës, me rininë tonë inspiruese dhe plot energji. Me kënaqësi e pastruam oborrin e shkollës “Liria”, duke biseduar për qëllimet e përbashkëta, të cilat do t’i realizojmë së shpejti me aleatët tanë më të fortë, të rinjtë!”, ka deklaruar Sali.