Kryetari i Komunës së Dibrës sot njoftoi opinionin se premtimi për rrugët regjionale po realizohet në rrjetin social në Facebook Duka shënoi kështu.
“Sot dita me shi vere na solli edhe begati ( bereqet). Premtimi që u dha para disa kohësh nga drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi për rikonstruimin e rrugëve regjionale në komunën e Dibrës, sot po bëhet realitet. Sëshpejti do të fillojë edhe realizimi i projekteve të tjera nga kjo drejtori të rëndësishme për komunën e Dibrës. #UthaUBë“