Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Falizu në emisionin “Debat në Shenja”, tha se VLEN ka sjellë demokraci në organizimin politik të shqiptarëve. Ai tha se deri tani nuk ka qenë një demokraci e tillë në organizimet politike të shqiptarëve, ku ka patur one men shoë, ku fjala e liderit ka qenë e fundit.
Bekim Fazliu tha se nga informacionet që ka dhe nga kontaktet e partive që e përbëjnë VLEN-in, nuk ka krizë mes partive të VLEN-it.
“Mund të ketë debat, ka debat mund të ketë mospajtime për çështje të caktuar por ka komunikim, dhe ka komunikim, këto lehtë tejkalohen. Deklaratat për përgjegjësi dhe llogaridhënie që i dha mbrëmë zotëri Kasami nuk duhet të shihen si krizë, nuk janë tension, por është një kulturë e re politike që instalohet këtu në vend se…funksionarët duhet të japin llogari për punën dhe këtu nuk ka asgjë të keqe”, deklaroi Fazliu.


