“Përshendetje të nderuar, unë jam faleminderues për besimin e dhënë. Këtë përgjegjsi do të mundohem ta arsyetojë me ndershmeri dhe punë,andaj perveq takimeve zyrtare qe agjencioni ynë I realizon, unë mundohem që në kohën e lirë të ndaj me ju nga një informacion I cili shpresoj që do tju sherbejë në të ardhmen.
Rriteni biznesin tuaj Invest North Macedonia është e përkushtuar të ndihmojë kompanitë RMV-së të rrisin eksportet e tyre dhe të rrisin biznesin e tyre në tregjet ndërkombëtare. Departamenti i Nxitjes së Eksportit ndihmon kompanitë të gjenerojnë kontakte të zhvillimit të biznesit: panaire, misione tregtare dhe takime B2B.
Për më tepër, Agjencia ofron shërbime për informacione në treg që synojnë sigurimin e informacioneve në kohë të duhur siç janë ato të industrisë, analizave, ngjarjeve dhe kontakteve në mënyrë që ta fusin biznesin tuaj në treg.
Ju prezantoj Bazën e të Dhënave të Eksportit të Maqedonisë së Veriut
Regjistrimi i kompanisë është pa pagesë.
http://export.investnorthmacedonia.gov.mk/register/
Baza e të dhënave të eksportit i referohet eksportit të RMV-së dhe ofron një sërë funksionalitetesh përmes të cilave kompanitë vendase mund t’i prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre dhe të krijojnë kontakte biznesi me blerës potencialë të huaj. Baza e të dhënave të Portalit të Eksportit është një “Tregu Online” ku të gjithë prodhuesit nga industri të ndryshme, importuesit dhe furnitorët mund të regjistrohen me profilin e tyre të Kompanisë. Të gjitha kompanitë e regjistruara kanë qasje në të gjithë bazën e të dhënave të ofertave aktive nga të gjitha kompanitë e tjera të regjistruara, si dhe në të gjitha kërkesat aktive të krijuara dhe të publikuara nga kompanitë-blerësit potencial.
Kritikat dhe propozimet janë gjithnjë të mirëseardhura andaj mos hezitoni të na dërgoni një mesazh.
Ju dëshiroj një fundjavë të këndshme pranë familjes” ka shkruar drejtori për investime të huaja, Bekim Emini.