Kryetari i Komunës dhe kandidati z. Nevzat Bejta votoi në Gostivar së bashku me familjen e tij. Bejta ftoi qytetarët të merrnin pjesë në mënyrë demokratike, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Ai foli për gazetarët pas votimit në qendrën përkatëse.
“Si qytetar i Gostivarit votova së bashku me familjen time. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, në mënyrë demokratike. Falënderoj për punën e tyre anëtarët e komisionit zgjedhor dhe shpresoj në një mbarëvajtje sa më të mirë të zgjedhjeve,” u shpreh z. Bejta.
Votimi zgjat deri në orën 19.