Nevzat Bejta është kryetar aktual i Gostivarit dhe rikandidon për një mandate të tretë. Në një intervistë për Almakos thotë se është kryetari i vetëm i një komunë që ka realizyar në tërësi premtimet e tij.
Në këtë intervistë Bejta veçon tre projektet më të rëndësishme të implementuara në komunën e tij, ndërsa mandatin e ri e kërkon për t’ia dhënë Gostivarit imazhin e një qyteti evropian.
Ai rrëfen edhe për fitoren ndaj Rufi Osmanit në vitin 2013 ndërse tregon edhe arsyet pse u angazhua për rrëzimin nga pushteti të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. A mund kjo të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve si dhe çfarë mesazhi ka për njerëzit e BDI në Gostivar të afërt me ish pushtetin e Gruevskit. Çfarë janë pritshmërit e tij nga LSDM në Gostivar si shpagim për ngritjen në pushtet të LSDM të Zoran Zaevit?
Në fund të intervistës Bejta sqaron deklaratën e tij që bëri bujë të madhe në media se është politikan flori 24 karat.