“Jemi të angazhuar që qeveria të formohet sa më shpejtë”, thotë nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.
Bejta thotë se vendimin BDI do ta sjellë shumë shpejtë, kurse beson që edhe nëse formohet një qeveri me këto numra, mund të jetë stabile nëse punon për interesin e qytetarëve.