Kjo fitore është fitore e programit tonë dhe duhet ta realizojmë në katër vitet e ardhshme. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen që na dhanë. Kurse ata të cilët hëngre dajak në Parlament nga VMRO-DPMNE-ja, sot kërkuan ndihmë nga ata dhe të shpallen hero artificial tek shqiptarët. E kanë gabim. U garantoi qytetarëve që pas 15 ditëve do të jemi këtu sërish për të festuar. Unë e di që VMRO-DPMNE dëshiron të më hakmerret, por angazhimi im ishte për të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit.
Shqiptarët dhe gjithë qytetarët e tjerë nuk do të lejojnë që të nëpërkëmben nga Nikolla Gruevski.
Në ditët në vazhdim do të paraqesim dëshmi për bashkëpunimin mes partisë së Nikolla Gruevskit dhe Arben Taravarin në qytetin e Gostivarit. Nga selia partiake, festa vazhdoi në sheshin e qytetit në Gostivar.