Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Xhes Bejli , nga Kuvendi I Maqedonisë tha sot se si SHBA-të ashtu edhe BE-ja e kanë shprehur qëndrimin e tyre sa u takon atyre që organizuan ngjarjet e 27 prillit, duke thënë se ata organizatorët e protestave që e shëndrruan të enjten e 27 prillit në një ditë të përgjakshme, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
” Ne sigurisht i ndjekim me vëmendje këto zhvillime të rëndësishme që po ndodhin në vend, si mik dhe mbështetës i Maqedonisë. Ne thamë se procesi duhet të jetë transparent nga organet e policisë dhe të drejtesisë, organizatorë duhet të mbajnë përgjegjesi për veprimet e tyre, por procesi duhet gjithashtu që të bëjë prezumim te plot të pafajësisë (parimi që një i akuzuar për kryerjen e një vepre penale konsiderohet i pafajshëm derisa të faktohet fajësia e tij), kjo është pjesë e procesit. Sot parlamenti ka diskutim te rëndësishëm dhe do të luaj rolin e tij si organ pjesë e një shteti demokratik “- tha ambasadori Bejli pas takimit me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.
I pyetur nëse është e vërtetë se pas tij, si ambasador I SHBA-ve në Shkup do të emërohet Hojt Ji, Bejli tha se momentalisht ai është ambassador I SHBA-ve në Shkup dhe se me sa ai ka informacion nga Shtëpia e Bardhë nuk ka pasur të nominuar, duke shtuar se informacion për këtë jep vetëm Shtëpia e Bardhë.
E.SH
Almakos.com