Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhejs Bejli sot ka porositur se përkrahin zgjidhje të përbashkët për emrin, duke shtuar se ai nuk mund të thotë se cila është ajo zgjidhje.
“Poashtu do të them se është mirë që Maqedonia ka bisedime me Greqinë dhe me vendet tjera fqinje. SHBA çdoherë ka përkrahur dhe do ta përkrah Maqedoninë në rrugën drejt NATO-së dhe BE-së”, tha Bejli.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në ngjarjen “Sfidat aktuale të biznes sektorit nga sfera e rregullativës ligjore”, e organizuar nga disa oda ekonomike, ai tha se procesi reformues, reformat në gjyqësor dhe ën sferat tjera janë shumë me rëndësi.
“Tek do të bisedojmë me qeverinë e re si dhe me anëtarët e tërë shoqërisë dhe me opozitën për hapat që do të ndërmarrim. Për shkak se ky proces e përfshinë tërë shoqërinë dhe shtetin dhe kjo është diçka për të cilën vendi duhet të bashkohet për ta arritur”, tha Bejli.