Drejtori i Fondit të Sigurimit të Depozitave, Behar Emini, do të garojë për kryetar të komunës së Butelit.
Emini, ka deklaruar se kandidimi i tij është një përgjegjësi e madhe për të ngase, sipas tij, Buteli meriton më shumë.
“I njoh mirë sfidat e përditshme dhe potencialin e jashtëzakonshëm të komunës sonë, kam qenë pranë jush si bashkëqytetar dhe si shërbyes publik, dhe besoj fort se bashkë mund të bëjmë ndryshimin që kemi pritur prej kohësh.
Buteli është i mbushur me njerëz të ndershëm, punëtorë, profesionistë dhe të rinj plot energji e ëndrra. Me punë të ndershme, transparencë dhe bashkëpunim të vërtetë, mund ta kthejmë komunën tonë në një vend më të drejtë, më të pastër dhe më të zhvilluar, një vend për të cilin të gjithë do të jemi krenarë.
Në këtë moment të rëndësishëm, dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për të gjithë liderët e koalicionit VLEN për besimin dhe mbështetjen e dhënë”, ka deklaruar Emini.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit
- Bajram Rexhepi: Tetova së shpejti do të fillojë të frymojë e lirë e me dinjitet
- Behar Emini nga VLEN do të kandidojë për kryetar të Butelit
- KSHZ: Përfundoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për këshill komunal
- Pësoi infarkt në Voskopojë dhe u transportua me urgjencë në Tiranë, Spitali Amerikan: Ambasadori i Ukrainës iu nënshtrua ndërhyrjes kardiologjike! Operacioni shkoi me sukses
- Fidan merr pjesë në takimin e diplomatëve të lartë arabo-islamikë në Katar
- VLEN: Deponitë janë trashëgimi nga koha e BDI-së
- Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal