Drejtori i Fondit të Sigurimit të Depozitave, Behar Emini, më 11 shtator 2025, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mirëpriti anëtarët e Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI) nga rajoni i Ballkanit.
Eventi u mbajt nën moton “Legjislacioni aktual dhe reformat e ardhshme në sistemet e sigurimit të depozitave në rajonin e Ballkanit”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga disa vende anëtare të EFDI-së.
“Takimi paraqiti një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave të mira në lidhje me mbrojtjen e depozituesve dhe stabilitetin e sistemeve financiare, si dhe për diskutim mbi zgjidhjet aktuale ligjore dhe nevojën për reforma të ardhshme në sistemet e sigurimit të depozitave.
Me këtë nismë, si drejtor i Fondit të Sigurimit të Depozitave, konfirmova angazhimin tim për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe evropian, për të zhvilluar rregullore dhe për të forcuar besimin e qytetarëve në sistemin financiar”, njoftoi Emini në Facebook.