“Deklarata e ish kryeministrit Zoran Zaev ishte më tepër politike, e balancuar, duke ju shmangur përgjigjeve direkte”. Kështu e vlerëson dëshminë e ish-kryeministrit, Bedri Ajdari, të dhënë një ditë më parë në gjykatë për rastin “Monstra”. Familjari i të akuzuarve të këtij rasti u shpreh se Zaev nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tyre, pasi dëshmia e tij siç tha, nuk i ka dhënë kahje procesit, mirëpo sipas tij është përpjekur të jetë i balancuar me të dyja palët, si palën e akuzuar ashtu edhe atë të dëmtuar.
Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarëve për rastin “Monstra”
“Rasti është me karakter etnik dhe u përpoq mos të ndihet në siklet asnjëra palë…Dje nuk kishte diçka konkrete edhe pse pritshmëria ishte shumë e madhe. Ne nuk u ndamë me një qartësi e cila do t’i jepte kahje rastit. Mirëpo, më pëlqeu dëshmia, sepse ai dhe Qeveria e tij kanë krijuar kushte për të qenë gjyqsori i pavarur…Kjo ishte një dëshmi po them e matur, pasi vetë e potencoi se këshilltarët të cilët janë jurist e kanë sugjeruar që mos të krijoj konfuzitet ndërmjet palëve, por ja la në ndërgjegje këshillit gjyqsor dhe prokurorisë që ta ta zbardhin rastin deri në fund”.
Ajdari tregon se edhe ata kanë realizuar takime me Zaevin dhe përmend atë që e tha në gjykatë edhe avokati i tij Naser Raufi, kur në një takim të realizuar, me prezencë të 12 personave nga organizata qytetare, Zaev u ka thënë se rasti “Monstra” është me motiv politik dhe në të është i përfshirë Sinisha Aleksovski, agjent në Agjencinë e Inteligjencës.
Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarëve për rastin “Monstra”
“Kam qenë, edhe avokati ka qenë njëherë në një takim, ku e potencoi se kanë qenë 12 persona nga organizata joqeveritare dhe u ka thënë që Sinisha Aleksovski është i përzier në rast dhe motivi ka qenë politik. Këtë ma ka thënë qysh pas takimit, mirëpo është e qartë se ai mund të mos t’i kujtohet, mirëpo 12 personave, sigurisht se do ju kujtohet”.
Para një dite, ish kryeministri ju përgjigj pyetjeve të prokurorisë dhe palës se dëmtuar dhe të akzuar sa i përket njohurive të tij për këtë rast, duke pasur parasysh deklaratat e mëhershme, gjatë kohës kur ishte lider i opozitës dhe thoshte se këta të akuzuar janë të pafajshëm dhe suke pasur parasysh se “bombat”, kanë dalur pikërisht nga ai.
Mirëpo dëshmia e tij, nuk i kënaqi as pritshmëritë e palës së dëmtuar. Avokaja Dafinka Ivanovska u shpreh se Zaev, nuk tregoi asgjë të re, të padëgjuar deri më tani.



