Në ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d, të cilat po i ndërton konsorciumi amerikan-turk “Bechtel dhe Enka”, në dhjetor 2025 janë angazhuar 2.098 punëtorë, si dhe 1.269 pajisje të ndryshme, tregon Raporti i mbikëqyrjes për progresin e punimeve për dhjetor 2025, i publikuar në faqen zyrtare të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRrSh).
Sipas raportit, në dhjetor të vitit të kaluar, kontraktorit i janë paguar 1.180.803.394 denarë.
“Në terren janë kryer punime tokësore në segmentet Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan dhe Prilep-Manastir. Punimet përfshijnë pastrimin e terrenit, heqjen e humusit dhe nxjerrjen e materialit të papërshtatshëm, gërmimin e materialit nga prapaardhjet e traseve dhe sigurimin e materialit për punimet përmes transportit dhe mbushjes së rrugëve. Në vendet ku ishte e nevojshme, janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e shpatit. Deri në fund të vitit të kaluar janë kryer mbi 5 milion metra kub gërmime dhe 1.6 milion metra kub mbushje”, thonë nga NPRrSh.
Në raport gjithashtu është theksuar se në dhjetor janë punuar 11 ura, 10 nënkalime dhe katër mbikalime. Deri në fund të vitit 2025, janë ndërtuar 21.350 metra shtylla, dhe për konstrukcionet janë kryer 63.000 metra kub punime betoni. Gjatë vitit 2025, konsorciumit “Bechtel dhe Enka” ka marrë gjithsej 147 milion euro. Për këtë vit janë planifikuar 103 milion euro.


