21 Shkurt 2019 / 10:50
Fushata “BE për Ty” që e realizon delegacioni i BE-së në vend, këtë pranverë do të jetë e fokusuar tek të rinjtë, ndërsa Tetova do të jetë qyteti i parë që në kuadër të fushatës do të vizitohet edhe nga ambasadori Samuel Zhbogar.
Siç deklarojnë nga delegacioni i BE-së, ambasadori Zhbogar do të bisedojë me të rinjtë në Tetovë dhe të dëgjoj zërin e tyre në lidhje me Bashkimin Evropian. Është paraparë që Zhbogar të realizoi takim me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifin.
Përndryshe, si pjesë e fushatës do të mbahen edhe punëtori për mënyrën më të mirë për shfrytëzimin e ndihmave të BE-së. Punëtoria në Tetovë do të zhvillohet sot në shkollën e mesme komunale “7 Marsi”.
Loading…


