Bashkimi Evropian dhe Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) kërkuan që t’i jepet fund një mosmarrëveshjeje politike, e cila ka lënë 629 migrantë të bllokuar në një anije në det.
Anija, me 123 të mitur të pashoqëruar dhe shtatë gra shtatëzëna në mesin e të tjerëve, është duke pritur në ujërat ndërkombëtarë midis Italisë dhe Maltës – dy vende që refuzojnë ta pranojnë.
“Këtë herë dikush duhet të thotë jo”, tha Salvini.
Viteve të fundit, Italia është marrë me qindra-mijëra migrantë nga Libia që kanë hyrë në territorin e saj, gjatë përpjekjeve për të arritur Evropën.
Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, tha se e ka informuar homologun e tij italian, Giuseppe Conte, se vendi i tij nuk do ta pranojë anijen.
“Veprimet e autoriteteve italiane shkojnë dukshëm në kundërshtim me rregullat ndërkombëtarë dhe mund të krijojnë një situatë të rrezikshme për të gjithë të përfshirët”, tha Muscat.
“Bëhet fjalë për njerëz … Prioritet i autoriteteve italiane dhe malteze është të sigurojnë se këta njerëz marrin kujdesin e duhur”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.