Komiteti drejtues i WBIF (Western Balkan investment Framework) me seli në Stokholm të Suedisë, sot ka marrë vendim që të japë mbi 110 milion euro për projektet infrastrukturore në Maqedoni, dhe e gjithë kjo falë angazhimit dhe klimës së re politike në vend. 110 milion euro pritet që të investohen në projektet në vazhdim:
– 75 milion euro për linjën hekurudhore të korridorit 8
– 27 milion euro për rrugën Kërçovë-Gostivar
– 7 milion euro për rrugën Kriva Pallankë-Deve Bair