Bashkimi Evropian kërkon që vendi të lufton krimin ekonomik, larjen e parave dhe financimin e terorrizmit. Për këtë qëllim, do të realizohet edhe një projekt kundër krimit ekonomik, si pjesë e programi Horizontal Facilities për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, i cili u prezantua sot në Shkup. Projekti realizohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, ndërsa ka për qëllim kontributin drejt demokracisë dhe sundimit të së drejtës, përmes preventivës dhe kontrollit të krimit ekonomik, në pajtueshmëri me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Koordinatorja e programit në zyrën e Këshillit të Evropës në Shkup, Monika Martinez, deklaroi se përveç ndihmës teknike, gjithashtu ka mundësi edhe në ofrimin e ekspertizës ad hoc, e cila mund të jetë e nevojshme në kontekst të projektit dhe aktiviteteve të cilat janë të përfshira.
“Vendi juaj ka shënuar përparim në fushën e luftës kundër terorrizmit dhe larjes së parave dhe korrupsionit. Përveç vlerësimit veç më të zbatuar për rrezik si hap i parë i procesit, korniza juridike veç më është përmirësuar përfshirë edhe ligjin e veçantë për luftë kundër larjes së parave dhe financimit të terorrizmit si dhe amandamteve në kodin penal. Megjithatë, mbetet edhe shumë punë dhe Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian mbeten të gatshëm të mbështesin këtë projekt. Gjithashtu do të doja të theksoja edhe rolin kyç që Këshilli i Evropës e luan në përparimin e përmbushjes së standardeve evropiane”, ka thënë Monika Martinez, Këshilli i Evropës.
Ndërkohë, Jaromir Leviçek nga delegacioni i BE-së në Shkup, tha se ky është shans i artë që institucionet të shfrytëzojnë këtë projekt me çka do t’i arrijnë standardet evropiane dhe do të shfrytëzojnë praktikat më të mira.
“Pikërisht ky është qëllimi i projektit. Të ndërtohen kapacitete dhe ne presim që vendi juaj ashtu si vendet e tjera të mund të bëjë më shumë në atë drejtim. Larja e parave paraqet problem global dhe pikërisht qëllimi i projketit është që të përforcohen kapacitetet në luftën kundër larjes së parave”. Ka deklaruar Jaromir Lleviçek, Delegacioni i BE-së në Shkup.
Sipas ministrit të financave, Kirill Minoski, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit është një ndër prioritetet kryesore Maqedonisë, si vend kandidat për anëtarësim në BE. Projekti është në vlerë prej 1 milion e 350 mijë euro dhe do të zgjas tre vite.
Teuta Ismaili /SHENJA/
BE i ofron Maqedonisë projekt për luftimin e… by tvshenjaofficial