Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel, lidhur me situatën humanitare në Gaza, e cila u bombardua nga Izraeli, ka deklaruar se “materialet bazë duhet t’u dorëzohen atyre që janë në situatën më të vështirë”, transmeton Anadolu.
Michel shpërndau mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në platformën e mediave sociale X, duke theksuar nevojën për të ofruar ndihmë urgjente humanitare si ushqim, ujë dhe karburant për Gazën.
Duke theksuar rëndësinë e respektimit të vlerave universale dhe dinjitetit njerëzor gjithmonë dhe kudo, Michel tha se këto përbëjnë thelbin e BE-së.
“E drejta ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohen. Furnizimet thelbësore duhet të arrijnë tek ata në situatat më të vështira,” tha Michel.