Në takimin me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, Presidenti Hashim Thaçi thotë të mos ketë pasur në tavolinë draft të marrëveshjes finale e as diskutime për të.
Përvec njohjes ai thotë se Kosova do të siguroj ulëse në OKB pa ju cënuar territori.
Me gjithë insistimin e SHBA-ve që marrëveshja të përfundoj brenda këtij viti, Thaçi në anën tjetër tha se nuk ka afat kohor.
Por, sipas tij duhet shfrytëzuar ky momentum i angazhimit të Washingtonit, pasi në të kundërt procesi do të zvarritet.
Presidenti Thaçi hodhi kritika karshi vendimit të BE-së, për emërimin e Ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak të dërguar për dialogun, vend ky i cili nuk e ka njohur Kosovën.
Presidenti vendosi të ju drejtohet qytetarëve përmes konferencës për media pas refuzimit nga kryeparlamentarja Osmani për mbajtjen e seancës në ora 16.
E Presidenti refuzoj shkuarjen në takim tek Kryeministri i cili i dha mundësi në tri orare./tch