Dy shërbëtor janë larguar nga puna nga shkolla “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë dhe janë zëvendësuar me dy aktivistë të Lëvizjes BESA. Reagimi është bërë nga BDI e Zhelinës duke theksuar personat e thirrur në depolitizimin e arsimit po përjashtojnë dhe pranojnë aktivistë partiak. Sipas reagimit, dy nga kë shërbëtorët janë fqinj dhe kjo ka ndikuar në përçarje mes familjarëve e fshatarëve.
”Neve ndoshta edhe kemi punesuar kuadro partiak por nuk ka ndodhe kurre te largojme nga puna ndonje kuader te partije theter e te punesojme kuadrot tona.Nuk jemi kunder punesimit te askujte por te njejtet jeni munde ti punesoni ne komune e ndermarje ashtu sic e keni bere gjer me tani duke e stermbushur ate”, reagoi BDI, duke fajësuar Ministrinë e Arsimit për mosveprim.