Ndryshimi i fundit 18:26 29 Janar, 2026
Në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm dhe reformimit të strukturave partiake, Bashkimi Demokratik për Integrim ka emëruar katër kryetarë të rinj degësh. Vendimet u morën nga Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe përfshijnë:
Likovë – Avni Saliji
Zhelinë – Emir Sulejmani
Tearcë – Bujar Jakupi
Saraj – Iljas Veseli
Sipas komunikatës zyrtare, kjo pako e re e kryetarëve degësh synon të forcojë organizimin e brendshëm të partisë, duke e bërë atë më konkurruese, funksionale dhe me performancë më të lartë politike në vend.
Procesi i reformave të brendshme të BDI-së vazhdon me ritme të theksuara, duke përfshirë kontributin e të gjithë anëtarëve të partisë dhe duke u fokusuar në rritjen e përgjegjësisë dhe efikasitetit politik.


