Udhëheqës I Njësisë Rajonale të FSSHRMV – Kërçovë – Maqedon.
FSSHRMV ka qenë Institucion kryesorë në rritjen e buxhetit të Klinikave, veçanërisht rritjen e buxhetit të Spitalit Klinikë – Tetove, Spitali I Pergjithshëm ‘Ferid Murad’ – Gostivar , Spitali I Pergjithshëm – Strugë.
Po, Historikisht është dëshmuar se për të rënuar, për të prish eshtë më lehtë dhe më shpejt ( 100 ditë).
Me mund dhe sakrificë arritëm buxhetin e Spitalit Klinikë – Tetovë nga 38 mil.denarë që ishte në vitin 2006, sot buxehti I Spitalit Klinikë të Tetovës arriti vlerën afër 1 miljard denar.
Spitali I Përgjithshëm ‘Ferid Murad’ – Gostivar nga 22 mil.denar në vitin 2006, sot 500 mil.denar.
Spitali i Përgjithshëm i Strugës nga 10 mil.denar në vitin 2006, sot 350 mil.denar.
BDI, në krye me Liderin Ali AHMETI me vision të qartë, me qëllime fisnike, falë politikave të pastra Europiane, në çdo veprim duke ndjejtë përgjegjsinë që populli Shqiptarë ja ka dhënë, arriti të krijojë kushte për edukimin, formimin e këtyre kuadrove profesionale, së paku mos na ktheni pas.
Andaj, ne si BDI, propozojmë që urgjentisht Ministri Taravari ta tërheqë vendimin për pezullimin e të gjitha konkurseve të shpallura për punësimin e 1117 Punetorëve Shëndetësorë, vendimi I cili është miratuar nga Qeveria e kaluar, e promovuar poashtu si e arritur e madhe e ish Ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti!
Gjithashtu, propozojmeë që mjetet e ‘kursyera’ nga shkarkimi I Drejtoreve Organizativ ti parashikon për punësimin e të gjithë Specijalizantëve Privat.
Të respektohet Marrëveshja Kolektive për rritje të pagave.
Ministri I Shëndetësisë të azhurohet me informatat reth programeve strategjike, planeve strategjike për shëndetësi egzistuese të cilët janë të aprovuar edhe nga komisionet europine. Të mos formoj komisione të panevojshme për të joshur dhe për ti ulur zërat e pakënaqura.