Bashkimi Demokratik për Integrim tha se kanë kaluar 24 orë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por VLEN ende nuk ka një përgjigje, pasi siç tha BDI “tani fshihen sapo u kërkohet që legjitimitetin ta matin para qytetarëve”.
BDI tha se heshtja e tyre është në përgjigje dhe se VLEN ka frikë nga qytetarët dhe nga verdikti që i pret.
“KALUAN 24 ORË, s’VLEN-I ENDE I STRUKUR DHE PA ZË PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Kanë kaluar 24 orë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga s’vlen-i ende asnjë fjalë.
Ata që shkelën legjitimitetin, tani fshihen sapo u kërkohet që legjitimitetin ta matin para qytetarëve.
s’Vlen-i e di se nuk e ka pasur dhe nuk e ka mbështetjen e shqiptarëve. E di se pushteti i tij mbështetet te lëmosha e padronëve politik dhe te frika nga vota e lirë.
Nëse kanë marrë leje, le t’i pranojnë zgjedhjet e parakohshme.
Heshtja e tyre tashmë është përgjigje: kanë frikë nga qytetarët dhe nga verdikti që i pret”, tha BDI



