Kandidatët e BDI-së në zgjedhjet lokale vazhdojnë të keqpërdorin fëmijët për fushatë zgjedhore. Kandidati për këshilltar në Qytetin e Shkupit Ardian Muça ka publikuar fotografi me fëmijë në profilin e tij në Facebook, pa e mbrojtur identitetin e tyre dhe duke i shfrytëzuar ata për PR. Kjo paraqet shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve.
Para pak ditësh shkelje të ngjashme bëri edhe kandidati për Komunën e Çairit Visar Ganiu. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si Megjashi, u detyruan të reagojnë publikisht dhe të dënojnë ashpër keqpërdorimet e Visar Ganiut.
Megjithatë duket se BDI nuk e ka ndërmend të ndalet dhe do të keqpërdorë çdo gjë për PR.