Komuna e Çairit ka shpërndarë 3.5 milionë denarë për klubet sportive, por sipas BDI-së, shumica e këtyre fondeve ka përfituar një klub i vetëm. Ky klub, në pronësi të një të punësuari të komunës dhe sponsor të partisë që drejton komunën, ka marrë rreth 1.9 milionë denarë, ndërsa 15 klube të tjera kanë përfituar vetëm rreth 30 mijë denarë secili.
BDI denoncon këtë situatë si monopolizim të fondeve publike, konflikt interesi dhe përdorim politik të sportit, dhe kërkon:
Hetim nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit
Hetim nga Enti Shtetëror i Revizionit
Transparencë të plotë për ndarjen e fondeve
Pezullim të çdo vendimi të kontestuar
Partia thekson se kjo nuk është luftë politike, por një luftë për drejtësi dhe për të ardhmen e fëmijëve, duke kërkuar që çdo denar i buxhetit të përdoret në mënyrë të barabartë dhe transparente.


