Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë për diskriminimin sistematik dhe përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rasti i fundit në Ministrinë e Energjetikës, ku nga 18 të punësuar të rinj asnjë nuk është shqiptar, është dëshmi e qartë e një plani të mirëmenduar për zhbërjen e statusit shtetformues të shqiptarëve në vend.
Kjo nuk është rastësi. Ky është implementimi i hapur dhe agresiv i një plani të dakorduar mes dy partive maqedonase, të ndërmjetësuar nga oligarkia politike që nga viti 2022. Qëllimi është i qartë: shqiptarët të margjinalizohen plotësisht nga institucionet shtetërore dhe publike, duke u shtyrë në periferi të sistemit politik, administrativ dhe ekonomik të vendit.
Ky plan po zbatohet çdo ditë, me një ritëm të shpejtë dhe një dinamikë të sinkronizuar, duke përjashtuar shqiptarët nën pretekstin e “profesionalizmit” dhe “kompetencës”, një narrativë e rrezikshme që po përdoret për të rikthyer një shtet monoetnik, në kundërshtim me frymën dhe germën e Marrëveshjes së Ohrit.
Në këtë projekt të zhbërjes së barazisë, janë përfshirë edhe disa vasalë shqiptarë, të cilët në këmbim të pozicioneve të përkohshme po legjitimojnë një nga qeveritë më të dobëta dhe jolegjitime etnikisht që ka njohur Maqedonia në 35 vitet e pluralizmit.
Sot, shqiptarët janë të padëshiruar në çdo institucion, nga energjetika te drejtësia, nga mbrojtja te administrata publike.
BDI riafirmon angazhimin e saj të palëkundur për të mbrojtur të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe për të ndërprerë çdo tentativë për përjashtim, diskriminim dhe zhbërje të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Çdo skenar që cenon barazinë do të kundërshtohet me të gjitha mjetet demokratike dhe politike.
Data 09.07.2025
Aktuale
- Tragjedia në Lipjan: Dëshmia e rrezikshme e pesë policëve për vrasje nga pakujdesia
- Trafikonin vajza nga Amerika Latine për prostitucion, arrestohet një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori tij i huaj
- Votohet raporti për Maqedoninë e Veriut në PE, hiqen termat identitet dhe gjuhë maqedonase
- ESHR e publikoi raportin përfundimtar të revizionit nga revizioni i rregullsisë së partive politike
- Visar Ademi shpall kandidaturën e pavarur për Komunën e Gostivarit
- Maldini: Faleminderit Zotit që s’jam përballur me Messin
- Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit
- Zjarr në depo për skrap metali në Shkup, një person i lënduar deri më tani, pronari i arrestuar