BDI në një komunikatë për media, thonë se dënojnë me forcë zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese, ku, sipas tyre, ndërhyrjet monoetnike në një shtet shumëetnik krijojnë një precedent të rrezikshëm.
“Vendimi për të vazhduar procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë, pavarësisht bojkotit nga gjykatësit e komuniteteve shqiptare dhe turke, është një tregues shqetësues i mungesës së respektit ndaj barazisë dhe harmonisë ndëretnike.
Megjithatë, reagimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në konferencën për shtyp shënon kulmin e papranueshmërisë. I pyetur nga një gazetar për mungesën e gjuhës shqipe në tabelën prapa tij, pavarësisht faktit se ligji mbi përdorimin e gjuhëve është në fuqi, Kryetari deklaroi se “e di që ligji është në fuqi, por mua nuk më pëlqen”. Një deklaratë e tillë është skandaloze dhe krejtësisht e papranueshme!”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Ata thonë se një person që hapur shpreh mospëlqim ndaj ligjeve në fuqi dhe që zbaton standarde të dyfishta në një pozitë kaq të rëndësishme si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë i denjë për të vazhduar detyrën.
“Sjellja e tij minon jo vetëm besimin e qytetarëve në institucione, por edhe parimet themelore të demokracisë dhe barazisë ndëretnike. Për këto arsye, BDI bën thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Zhvillime të tilla nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë, dhe institucionet duhet të veprojnë për të garantuar respektimin e ligjit dhe vlerave të barazisë ndëretnike”, qëndron në komunikatën e BDI-së.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Berisha me akuza të forta: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë euro, në çdo fushë ai ka Gysët e tij
- Kuvendi rikthen pyetjet e opozitës, Gashi: Pauzat nuk do të llogariten në dy orët e debatit
- Skandal në MPB: 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor!
- Me një klikim policia do të verifikojë regjistrimin, sigurimin dhe gjendjen teknike të automjeteve: Gjoba deri në 10.000 euro për firmat që shkelin rregullat
- Taravari: Këto mund të jenë emrat e kandidatëve për kryetar të ASH-së
- Prokuroria çon në gjyq administratoren dhe pronarin e kompanisë “Nika”. Akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash
- Simeon Saxe-Coburg: Temat historike duhet t’u lihen historianëve, Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE
- Sulmet izraelite me dronë vrasin 2 palestinezë në Gaza, pavarësisht armëpushimit


