Raporti më i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për 2025 e ka bërë të qartë atë që qytetarët e ndjejnë çdo ditë: inflacioni po rritet sërish dhe standardi i jetesës është përkeqësuar ndjeshëm.
Në janar të këtij viti, inflacioni arriti në 4.9%, duke shënuar një rritje alarmante nga niveli më i ulët prej 2.2% që ishte regjistruar në gusht të vitit të kaluar.
Kjo do të thotë çmime më të larta për ushqimet bazë dhe për të gjitha nevojat jetësore, duke rënduar më shumë mbi familjet, të cilat tashmë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.
Pa masa administrative dhe kontrolle të çmimeve, ushqimet janë bërë të papërballueshme, ndërsa qeveria e paaftë vazhdon të shpërfillë krizën që ka goditur shtresat më të varfra të shoqërisë.
Ky realitet bëhet edhe më i rëndë teksa po hyjmë në muajin e shenjtë të Ramazanit, kur qytetarët nuk kanë kushtet minimale për të ushqyer familjet e tyre?
Raporti i FMN-së konfirmon gjithashtu se ekonomia e vendit tonë vazhdon të jetë e pasigurt dhe e ndikuar nga politika të gabuara.
Mungesa e rritjes së produktivitetit vetëm sa e ka thelluar krizën ekonomike dhe ka shkaktuar humbje të konkurrencës.
Edhe investimet publike janë në nivele të dobëta, duke lënë projekte kyçe, si Korridori 8, të ngecura, ndërkohë që qeveria jep përparësi projekteve që i shërbejnë interesave të ngushta dhe jo zhvillimit.
BDI e ka paralajmëruar që në fillim se kjo qeveri është e paaftë dhe e papërgjegjshme.
Sot, qytetarët po përballen me faturën e dështimeve të saj: rritje çmimesh, pasiguri ekonomike dhe një mungesë totale e mbështetjes për ata që kanë më shumë nevojë.
Në këtë kohë të rëndë për qytetarët tanë, kërkojmë nga qeveria që të marrë masa urgjente për të ndihmuar familjet që mezi përballojnë shpenzimet bazë.
Data 24.07.2026
Aktuale
- Zulfikar Zejnulla zgjidhet ministër pa resor
- Përplasi për vdekje 74-vjeçaren dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij
- NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup: Ka paralajmërime për mot të paqëndrueshëm, mos parkoni automjetet nën pemë
- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës mbahet më 6 gusht
- I kërkojnë dorëheqjen prej 54 ditësh/ Rama e pranon: Punonjësit e administratës dhe anëtarë të PS ishin pjesë e protestës në Bulevard
- Ndalohet një 24-vjeçar që shkaktoi aksident trafiku, drejtonte makinën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit
- Revolta 54 ditore në Tiranë/ Le Monde ‘godet’ Ramën: Gjenerata Z e zemëruar me një pushtet që e konsideron të dështuar dhe të korruptuar
- Ohri ruan statusin në UNESCO për momentin, Maqedonisë i janë dhënë pesë vite për të zbatuar rekomandimet


