Në një kohë kur karakteri multietnik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është nën një kërcënim serioz, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u pozicionua hapur në anën e Qeverisë, duke injoruar mekanizmat për mbrojtjen nga majorizimi etnik.
Me deklaratën e saj se “nuk ka rëndësi sa deputetë shqiptarë do ta braktisin shumicën parlamentare, përderisa Qeveria ka 61 deputetë – nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme”, Presidentja dërgon një mesazh të qartë se balanca etnike dhe ndjeshmëria e partneriteteve koalicionuese nuk janë pjesë e prioriteteve të saj politike.
Siljanovska shumë lehtë e braktisi rolin kyç që Presidenti i shtetit duhet ta ketë – të jetë arbitër i drejtë i pozicioneve të ndryshme politike, me qëllim të bashkimit të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër.
Në vend që të jetë bashkuese, ajo zgjodhi të jetë pjesë e polarizimit partiak.
Në vend që të jetë zë i detyrimit kushtetues për ndërtimin e kohezionit dhe konsensusit, Presidentja zgjodhi të bëhet zëdhënëse e dominimit njëetnik.
Kjo qasje kujton kohët e errëta kur majorizimi, i kamufluar pas “sistemeve të meritës” dhe “respektimit të ligjeve”, ishte mjet për shtypje sistematike të shqiptarëve.
Është e qartë se përderisa nuk sigurohen mekanizma shtesë kushtetues dhe politikë që do të garantojnë konsensualitetin në
zgjedhjen dhe funksionimin e Presidentit, ky funksion do të vazhdojë të perceptohet si ekskluzivisht etnik – eiorientuar vetëm drejt nevojave të një komuniteti.
Nëse Siljanovska Davkova nuk e rishqyrton qëndrimin e saj, rrezikon të njihet vetëm nga një pjesë e popullsisë.
Populli shqiptar nuk do ta njohë funksionin e saj si të vetin, por si të huaj dhe joautentik për karakterin multietnik të shtetit.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot! Ja sa do jenë temperaturat
- Katër shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para gjykatës
- Partitë politike mirëpresin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e presidentit
- Talenti nga Kërçova, Endrit Asani debuton me Shqipërinë U19
- EDS lanson fushatën e re promovuese: Stabilitet me çmim fiks dhe vlerë të shtuar për bizneset
- Agim Islami: 18 pranvera në burg padrejtësisht
- Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni
- Rregullat e reja për zgjedhjen e presidentit: Çfarë do të thotë vendimi i Kushtetueses?


