Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj projektligjit të propozuar për përfaqësim të drejtë, i cili synon të zëvendësojë Balancuesin , një mjet ligjor dhe detyrues për pasqyrimin e realitetit demografik në institucionet publike me një strukturë të paqartë, joproduktive dhe politikisht shterpe siç është një “trup koordinues”.
Kjo është një përpjekje për të transformuar një detyrim kushtetues në farsë administrative dhe për të zhbërë një nga shtyllat më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit: përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të bashkësive etnike.
Për shqiptarët, ky ligj është zero. Dhe nuk do të ndalemi deri në rikthimin e Balancuesit si mekanizëm i vetëm ligjërisht detyrues për të garantuar barazi në administratë.
Zëvendësimi i kalkulatorit të saktë dhe transparent me “raporte vjetore” dhe “trupa koordinuese” që nuk kanë asnjë fuqi për të detyruar institucionet të respektojnë përfaqësimin, është në vetvete një akt politik që prodhon padrejtësi dhe dominim etnik institucional.
Servilizmi prodhon politika servile, dhe BDI nuk do të lejojë që shqiptarët por edhe bashkësite tjera etnikd të trajtohen si dekor në shtetin që ata e ndërtojnë përditë.
Si mund të jetë Karakamisheva politikbërëse këtij draft-ligj, një figurë notore publike e njohur për qëndrimet e saj kundër multietnicitetit, Marrëveshjes së Ohrit dhe vetë parimit të barazisë?
BDI do të përdorë çdo mjet institucional dhe demokratik për të bllokuar këtë përpjekje për ta zëvendësuar barazinë me simbolikë bosh. I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve nga radhët e bashkësive etnike që të mos bëhen pjesë e këtij legalizimi të diskriminimit.
Ky është momenti për t’u mbrojtur kushtetuta, marrëveshja e paqes dhe vetë kohezioni ndër-etnik në vend.
Data 08.07.2026
Aktuale
- Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Gostivar
- Kreu i SPAK tha se rrezikon 36 vite burg, Belinda Balluku fotografohet në një takim privat me biznesmenin izraelit, Ron Yeffet
- “Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, flet nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga adoleshentet
- I quajti “langarecë”, fermeri Çeku ia publikon Adriana Matoshit dokumentin ku vajza e saj u kap me lëndë narkotike (FOTO)
- ASH: Mbështesim votën e diasporës, por kërkojmë barazi të plotë të votës
- Ali: Së shpejti qytetarët do ta kenë në dispozicion aplikacionin “Where Are You”
- Mbi 1.2 milionë euro skandal! Policia Financiare zbulon skemën mafioze që falimentoi kompaninë!
- ASH: Plani 2030 është prova më e fortë e dështimit të VLEN-it


